Gjatë pesë ditëve të kësaj jave, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat maksimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet t’i arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten dhe tutje ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s.