Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.
Reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten. Kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu. Në fushat termike pritet të ketë serish rritje.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s.