Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për javën e ardhshme

Java e dytë e muajit maj do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që kaloi.

Të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 20-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta.