Shqipëria sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit.
Zona qendrore nuk do të ketë reshje, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 15°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.