Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët e me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën temperaturat minimale do të lëvizin mes 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 22 gradë Celsius.
Të martën do të ketë ulje të temperaturave. Minimalja do të jetë mes 4-7 gradë Celsius, e maksimalja do të arrijë deri 18 gradë.
Të mërkurën do të jetë moti kryesisht i vranët, ndërsa parashihet shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12- 16 gradë Celsius”, thuhet nga Instituti.
Mot i vranët do të mbajë edhe të enjten e të premten.
Edhe
Moti për javën e ardhshme
Të premten do të ketë ulje të temperaturave, ku ato minimale do të sillen mes 0-3 gradë Celsius e maksimalet 13-16 gradë Celsius.
Në zonat malore, mbi 2000 metra lartësi, parashihen të premten edhe fjolla bore.
“Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales, deri ditën e premte, ku sërish, do të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet nga Instituti.