Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në dy ditët e ardhshme i vranët dhe me intervale me diell

moti

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 700 metra parashihen fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.