Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti i vranët dhe intervale diellore të dielën në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Mot i vranët dhe me intervale diellore parashihet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më tej bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s.