Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell në vend.
“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit frontal. Sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.