Ndërkohë që temperaturat e larta kishin pllakosur vendin prej ditësh, një rrebesh shiu befasoi të gjithë pasditen e sotme, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
Pasojat më të rënda duket se janë në aksin rrugor Fushë Arrëz-Mirditë, në fshatin Gjegjan, ku edhe është bllokuar plotësisht qarkullimi i mjeteve.
Kjo pasi si pasojë e reshjeve, kanë rënë inerte të shumta, që kanë bllokuar këtë aks rrugor, që përdoret kryesisht nga banorët e fshatrave mes Mirditës dhe Fushë Arrëzit.
Aktualisht kanë shkuar dy fadroma, që po punojnë për të larguar inertet dhe për zhbllokuar sa më shpejt qarkullimin në këtë aks rrugor.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria përfshihet nga bora, një zonë shpall gjendje të jashtëzakonshme
-
Shiu pengon trafikun në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, Policia apelon të shmanget rruga
-
Reshjet e borës shkaktojnë probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
-
Reshje bore në veri të Shqipërisë, akset rrugore të kalueshme
-
Shqipëria nga akulli në borë