Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti i freskët dhe me diell në Shqipëri vazhdon edhe sot

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.