Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot pranveror gjatë kësaj jave në Kosovë

Java e fundit e shkurtit pritet të karakterizohet me mot pranveror. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këto ndryshime do jenë si shkak i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

“Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.