Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me vranësira dhe intervale me diell në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë, në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, duke mos përfshirë gjithë territorin.

IHK-ja parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.