Të martën në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Kjo javë parashihet të jetë tipike vjeshtore, nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shumë zona.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Në viset me lartësi mbidetare mbi 1100m parashihen edhe ngrica të dobëta. Gjatë ditës do të fryjë të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.