Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi e borë të dielën në Kosovë

moti, parashikimi i motit,gazeta sot, moti ne kosove, weather, moti shqip, kosova, koha, 17 prill

Mot i vranët dhe me reshje shiu e dëbore do të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e borës parashihen të jenë më të fokusuara në viset e larta malore.

Temperaturat, të cilat pësojnë rënie në dy vlerat ekstreme, parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 3 gradë Celsius minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2 deri në 8 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemëtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës, të hënën dhe ditën e martë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Artikuj të ngjashëm