Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësira gjatë ditës do intensifikohen dhe si të tilla do krijojnë kushte për reshje shiut, të intensitetit të dobët.
IHMK-ja njofton se vikendi, kryesisht dita e diel, do jetë kryesisht vranët dhe me reshje shiu, ku në vise të ulëta dhe mesatare priten reshje bore.
Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet ndërmjet 10-18 gradë.
“Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë”.
Artikuj të ngjashëm