Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të martën do të mbajë mot i qetë dhe me diell, derisa për dallim nga ditët e tjera, parashihen edhe vranësira të ulëta dhe mesatare.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 21-24 gradë.
“Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm