Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell të martën në Kosovë

Moti të martën parashihet të mbajë kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasdites edhe vranësira kalimtare, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

Sipas njoftimit të së martës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 e 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 e 23 gradë celsius.

"Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes", thuhet në njoftimin e IHK-së.