Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell edhe sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike si në ditët që kaluan do të mbajë edhe gjatë ditës së premte në Kosovë.

Sipas njoftimit, kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.