Gjatë javës së dytë të nëntorit do të vazhdojë moti stabil, kryesisht me diell dhe vranësira.
Masat e freskëta ajrore gradualisht pritet të shtrihen mbi rajon duke zbritur lehtë temperaturat.
Nën këto kushte atmosferike, sipas parashikimeve, mbi gjithë rajonin, pritet të ketë degradim të kualitetit të ajrit, me ç’rast edhe indeksi i kualitetit të ajrit (AQI) në kohë të caktuara mund të rritet mbi 100, transmeton KP.
6.11-7.11 - Mot i mirë, kryesisht me diell.
8.11 - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
9.11 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten kthjellime.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 17C deri në 20C, e deri të premten do të zbresin në 15C.