Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht me diell e vranësira të shpërndara.
Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 29 gradë Celsius.
Të martën pritet mot kryesisht me diell dhe pjesërisht me vranësira. Vranësirat gjatë ditës do të krijojnë kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 27-30 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën.
Ndërsa të enjten do të ketë mot me diell e vranësira të shpërndara, të cilat do të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor.
Edhe
Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme me diell e relativisht i qetë
Të premten parashihet mot me intervale më të gjata me diell.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP”, ka njoftuar Instituti.