Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell e vranësira në dy ditët e ardhshme

moti - vranësira

Më 8 dhe 9 janar 2020 në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend në këto dy ditë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Situata anticiklonike që do të mbretërojë mbi vend dhe elementet tjera meteorologjike që do të jenë prezent gjatë kësaj periudhe të parashikimit, do të krijojnë kushte për ajër me cilësi jo të mirë, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm