Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Njoftohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.