Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë, në Kosovë do të mbajë kryesisht mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë celsius
“Temperaturat do të jenë tipike pranverore”, thuhet në njoftim. "Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s".