Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë, pritet që të mbretërojë mot me diell.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 e 22 gradë Celsius.
"Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit", thuhet në njoftimin e IHK-së.
Artikuj të ngjashëm