Të enjten në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius.
“Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius”, thuhet në njoftim.