Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti të enjten në Kosovë kryesisht me diell

Moti të enjten në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, riga të shiut parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 23-27 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet nga Instituti.