Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell të enjten në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që Kosova do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.