Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët të hënën në Kosovë

Moti sot

Mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell do të mbajë të hënën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta që mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Artikuj të ngjashëm