Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët të dielën në Kosovë

Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu gjatë pjesës së dytë të ditës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më tej bëhet e ditur se do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.