Mot i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat gjatë ditës do të shkojnë deri në 11 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 11 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.