Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Moti

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta bore, kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

Vranësirat më të shpeshta pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 11-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.