Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira është parashikuar të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 10-13 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm