Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me riga shiu të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.