Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore në vend.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
“Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.