Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i nxehtë edhe sot në Kosovë

Moti i nxehtë do të mbajë edhe sot në Kosovë, megjithatë krahasuar me të mërkurën temperaturat do të për 3 deri 6 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat maksimale do të jenë deri në 32 gradë.

Sipas njoftimit, dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Artikuj të ngjashëm