Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ngrohtë javën e ardhshme, temperaturat deri në 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ngrohtë, ndërsa pritet të ketë edhe reshje shiu të mërkurën.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 9-15 gradë.

“Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.