Mot me diell dhe vranësira që vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale, pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse (ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kundër rrezeve të diellit)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Më tej bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.