Në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme.
Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Të enjten pritet të ketë kushte tjera atmosferike. Pritet të ketë vranësira të dendura të përcjella nga riga shiu e shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 25-26 gradë Celsius.