Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit që do të mbajë ditët e ardhshme.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm , me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet do të jenë prezent kryesisht pasditeve dhe vende-vende do të ketë kushte edhe për zbrazje elektrike, vetëtimë dhe bubullimë.

“Të hënën do të mbajë mot me diell, por dikur vonë pasdite priten vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihet të ketë me intervale për çdo ditë përjashtuar ditën e enjte ku pritet që masat e ajrit të jenë stabile”, thuhet në njoftimin e IHK-së, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 13m/s”, përfundon njoftimi.