Albian Krasniqi, me të përfunduar studimet në Angli, shtatorin e vitit të kaluar u kthye në Kosovë.
Që nga atëherë, Krasniqi, i cili është përfitues i programit Skema e Profesionistëve të Rinj, është duke pritur për një vend pune në institucionet e Kosovës, raporton KTV.
Në bazë të marrëveshjes me Zyrën e BE-së e cila financon këtë program, bursistët duhet të kthehen në Kosovë dhe të punësohen në administratën publike.
Krasniqi është i zhgënjyer me institucionet e Kosovës.
Mosgatishmëria e institucioneve për punësimin e këtyre bursistëve po ndikon në dekurajimin e gjeneratave të tjera.
Edhe rreth 20 bursistë nga 50 që vitin e kaluar kanë përfunduar studimet në kuadër të këtij programi, janë të papunësuar.
Edhe
Mospunësimi i 20 bursistëve të BE-së në institucione, rrezikon përkrahjen
Zyra e Bashkimit Evropian, në një përgjigje për Kohën Ditore, ka thënë se mos-zbatimi në tërësi i marrëveshjes, mund të rrezikojë programin.
“Sipas kontratës që e ka BE-ja me Qeverinë, është obligim i Qeverisë së Kosovës t’i punësojë të gjithë të diplomuarit e Skemës së Profesionistëve të Rinj. Mospërmbushja e këtij obligimi mund të shpjerë drejt rishikimit të fondeve sipas programit ose rialokimit të fondeve të parapara për skemën e të diplomuarve të ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.
KTV-ja ka pyetur për zbatimin e kësaj marrëveshjeje Qeverinë e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.
-
Profesionistët e rinj do të punësohen sipas marrëveshjes me BE-në, thotë Qeveria e re
-
Profesionistët e rinj do të punësohen sipas marrëveshjes me BE-në, thotë Qeveria e re
-
Mospunësimi i të diplomuarve nga YCS-ja rrezikon vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja
-
Mundësi bursash: 40 bursa të plota për programe të Masterit në universitetet e BE-së