Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar shifra të ndryshme për totalin e vaksinave të administruara deri tash.
Derisa në faqen e MSH-së e cila është krijuar për të informuar rreth procesit të vaksinimit thuhet se deri tani janë administruar 580.294 vaksina që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në shifrat e fundit të publikuara të shtunën në Facebook janë 559.007 doza.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook nga ku çdo ditë bëhet publik numri i personave të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, paraqiten edhe dozat e vaksinimit brenda 24 orëve të fundit, shifrat e të vaksinuarve me dozën e parë, të vaksinuarit me dozën e dytë dhe numri total i dozave të administruara.
Në shifrat e së premtes dhe së shtunës, numri i dozave të administruara në total nuk ka ndryshuar, ka mbetur 559.007. ndonëse kanë ndryshuar numrat te kategoritë tjera.
Të premten janë paraqitur 19248 të vaksinuar brenda 24 orëve, 366.504 të vaksinuar me dozën e parë dhe 19.503 të vaksinuar me dozën e dytë. Ndërkaq të shtunën 19.538 të vaksinuar brenda 24 orëve, 375.909 të vaksinuar me dozën e parë dhe 202.647 të vaksinuar me dozën e dytë.

Nëse në ditën e premte mblidhen shifrat e të vaksinuarve atëherë del se te shifra e të vaksinuarve me dozën e parë është futur edhe te shifra e personave të cilat kanë marrë edhe të dytën.
Të premten në raport figuron shifër total e 559007 dozave të administruara. Por nëse llogaritet numri i qytetarëve me një dozë që janë paraqitur dhe atyre me dy doza atëherë del shifra dukshëm më e lartë. Por se shifra totale si në raport del vetëm kur shifra e të vaksinuarve me dy doza i zbritet shifrës së të vaksinuarve me një doze.
Edhe
Gati 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID
Ndërkaq të shtunën totali i vaksinave të administruara është paraqitur gabim. Duke u bazuar në shifrat e prezantuara, totali i vaksinave do të duhej të ishte 578.548 i cili nëse llogaritet shifra totale e të premtes dhe numri i te vaksinuarve brenda 24 orëve të shtunën del shifër ndryshe nga ajo nëse llogariten personat me një dhe dy doza.
Ndërkaq në raportin e MSH-së thuhet se deri tash janë administruar 580296 vaksina që nga fillimi i procesit të vaksinimit. Ndërkaq numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 172.628 e me dozën e dytë 203.834.
299 vaksina raportohet të jenë administruar sot, ndërkaq në të gjitha komunat është raportuar se të shtunën dhe të dielën nuk mbahet procesi i vaksinimit.
