Moska shprehu shqetësimin sot për marrëveshjet e nënshkruara kohët e fundit nga Shqipëria dhe Kosova për një politikë të jashtme të përbashkët.
“Hapat provokues të Tiranës dhe Prishtinës, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë, përcjell ksp.
Ministria thekson se SHBA-ja dhe BE-ja kanë zgjedhur të mos reagojnë ndaj hapave të tillë, të cilët sipas kësaj Ministrie janë të dëmshme për rajonin.
Ministria e Jashtme ruse shton se ky veprim nga Tirana dhe Prishtina nuk është aksidental.
“Ata kanë bërë deklarata të de-fakto për bashkim që disa vjet. Një politikë e tillë e autoriteteve shqiptare dhe kosovare është në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pengon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE dhe minon stabilitetin në Ballkan”, përfundon deklarata.
-
Për Rusinë, teza për heqjen e kufijve midis Shqipërisë e Kosovës është alarmante
-
Bashkimi diplomatik Tiranë – Prishtinë po e shqetëson edhe Rusinë
-
Serbia e konsideron “provokim” aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
-
Rusia fajëson SHBA-në e BE-në për tensionet në Kosovë
-
Rusia flet për mundësinë e një “konflikti të shkallës së gjerë” në Kosovë