Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Morina aderon në AAK, Haradinaj: Do ta zgjidhim përfundimisht furnizimin me ujë

Mumin Morina

Mumin Morina i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

Teksa e ka prezantuar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Haradinaj ka premtuar zgjidhjen e çështjes së furnizimit me ujë për qytetarët e Kosovës, bizneset dhe bujqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Morina në të kaluarën ka shërbyer si drejtor teknik rajonal në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan dhe hidroinxhinier në “Hidroteknikë”.

“Në Qeverinë e Aleancës, furnizimi me ujë për qytetarët e Kosovës, sipërmarrësit dhe bujqit do të zgjidhet përfundimisht. Ashtu siç do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë edhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e ngritur Kosovën në standard të zhvillimit dhe mirëqenies. Kjo do të realizohet përmes ndërtimit të shtatë digave të reja dhe ngritjes së impianteve të reja të trajtimit të ujërave në komunat më të vogla”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.