Në objektin që ende banorët e kryeqytetit e identifikojnë si “Banka e Lubjanës”, përveç Avokatit të Popullit, është i vendosur edhe institucioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Në fund të vitit 2017, mendimin profesional që Autoriteti e kishte nxjerrë për Udhëzimin administrativ 02/2018, i cili rregullonte çështjen e homologimit të mjeteve rrugore, ia kishte përcjellë kate më poshtë edhe Avokatit të Popullit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuokëtij mendimi, Udhëzimi ishte në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën, por edhe Kushtetutën e vendit dhe pritej që Avokati i Popullit, pas shqyrtimi të lëndës, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Por, për çështje të tilla, Avokati i Popullit kishte konstatuar se duhet të vendosin gjykatat e rregullta dhe nuk ishte objekt shqyrtimi për Gjykatën Kushtetuese.
Në një përgjigje për KTV-në, ky institucion ka rikujtuar rastin e 11 deputetëve të minoritetit serb për Kushtetuesen, ku kishin kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një udhëzimi administrativ të MPMS-së, kërkesë që ishte deklaruar e papranueshme.
Kjo pasi, sipas Kushtetueses, nuk ishte përmbushur obligimi kushtetues lidhur me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohej, që në këtë rast nuk ishte ndonjë ligj ose vendim i miratuar nga kuvendi.
Avokati i Popullit kishte udhëzuar Autoritetin e Konkurrencës që vetë t’i drejtohej gjykatës.
Kundërshtimet e vazhdueshme të shoqërisë civile dhe rekomandimet të Autoritetit të Konkurrencës lidhur me këtë udhëzim administrativ, nuk ishin marrë parasysh nga Ministria e Infrastrukturës.