Arbëri

Momente serioze e joserioze në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Caktimi i dy anëtarëve në komisionet e aksionarëve në dy Ndërmarrjet Publike, janë risi nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Hetem Kupina i LDK-së është emëruar aksionar Komisioni Komunal të aksionarëve në “Trafikun Urban”, ndërsa Egzona Podvorica në ndërmarrjen “Hotrikultura”.

Por, kur erdhi radha e caktimit të aksionarit në ndërmarrjen “Pastrimi”, u përsërit skenari i mbledhjes së kaluar.

Asamblistët e koalicionit, Vetëvendosje-AKR-AAK, lëshuan sallën duke pamundësuar kuorumin për vazhdimin e seancës.

Momente joserioze pati plot gjatë seancës.

Këshilltarët u tallën me drurin e martesës, i cili mund të mbillet nga çdo çift që kurorëzohet, raporton 038.

Megjithatë, seriozë këshilltarët u treguan në diskutimin për themelimin e ansamblit të qytetit, i cili nuk arriti të marrë votat për nisur proceduar e themelimit.

Ndryshe, nga kjo pikë, përkrahjen e asamblistëve e pati, propozim-vendimi për ridestimin e objektit të vjetër të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, duke hapur rrugën për vendosjen e pikturave të Ibrahim Kodrës në këtë objekt.