Aksionarët në Ndërmarrje Publike kanë bërë që sërish të ketë përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, raporton KTV.
Për aksionarët e këtyre ndërmarrjeve janë prezantuar dy lista: njëra nga Vetëvendosje me partnerët e koalicionit dhe tjetri nga LDK-ja.
Kjo e fundit ka refuzuar që listat të votohen në grup duke kërkuar votim një nga një, gjë që është përkrahur edhe nga PDK-ja.
Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se çdo gjë që miratohet në këtë kuvend, shkon për verifikim në nivelin qendror.
“5 herë i kemi votuar aksionarët në 4 vitet e kaluara, ose votohen ose jo. Çdo vendim i nënshtrohet ligjshmërisë ,i dërgohet Ministrisë së Pushtetit Lokal. Kjo ministri ka thënë se nuk ka asnjë procedurë që e ndalon votimin në grup.”ka thënë Ahmeti.
Në fund është votuar lista e Vetëvendosjes.