Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur për mbrojtjen që ia ka bërë kryeministri Isa Mustafa Haki Demollit lidhur me letrën që ministri i FSK-së ia ka dërguar presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.
Molliqaj në një status në Facebook këtë reagim të Mustafës e ka quajtur qyqar dhe vetëmbrojtje nga Thaçi e Veseli.
Ky është statusi i tij i plotë:
Kryeministri nuk pati guxim të thotë asnjë fjalë për veprimin partiak të Thaçit dhe Veselit rreth FSK-së, kurse sot i paska dalur disi në mbrojtje Haki Demollit duke i konsideruar të papranueshme sulmet ndaj tij dhe nxjerrjen e letrave zyrtare.
Kryeministër, këto letra i kanë pasur vetëm tre persona: Ju, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit. Pse nuk po guxon me i akuzu drejtpërdrejt, por gjithmonë vetëm ankohesh si qyqar kur të sulmojnë Thaçi e Veseli.
Dorën në zemër kur kryeministri është qyqar, kriminelët si Thaçi e Veseli udhëheqin me shtetin. E Kosovës, në pushtet nuk i duhen as kriminelët dhe as qyqarët.
-
Molliqaj: Akuzat e Thaçit e Veselit se Vetëvendosja qëndron prapa “Syrit të Popullit”, të ulëta e të papranueshme
-
Molliqaj ishte shënjestër e sulmeve dhe linçimeve të aktivistëve të VV-së, thotë Ymeri
-
Molliqaj thotë se Veseli s’e ka vendin në institucione, e lë enigmë se ku mendon ai se e ka
-
Mustafa: Ushtria e Kosovës nuk është çështje partiake, Demolli s'është kundër transformimit të FSK-së
-
Mustafa thotë se Veliu s’do ta kërcënonte Thaçin siç bëri Sveçla