Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për realizimin e Projektit “Ndërtimi i ujësjellësit -Kamenicë , rruga për Tugjec”, i cili ka vlerën prej 80 mijë euro dhe që financohet nga MMPH-ja, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në ceremonisë e nënshkrimit, u.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët e Komunës së Kamenicës.
“Përmes një angazhimi të përbashkët në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kamenicës, ne po investojmë në projektin që ka të bëjë me rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit në vlerë prej 80 mijë euro”, tha Matoshi.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për këtë projekt të cilin e vlerësoi të domosdoshëm për banorët e Kamenicës.
“Komuna e Kamenicës është komuna më e varfër sa i përket ujërave në Kosovë dhe ka nevojë shumë të investohet si në çështjen e ujëmbledhësve ashtu edhe çështjen e rrjetit. Është një projekt shumë domethënës për ne”, deklaroi në fund Kastrati.
-
Ndahen afër 1 milion euro për 4 projekte mjedisore në Kamenicë
-
Ministria e Mjedisit financon projektin e ujësjellësit në Kamenicë
-
Në Busavatë nis ndërtimi i parkut rekreativ, financohet nga MMPH-ja
-
900 mijë euro për shtratin e Krivarekës, 150 mijë për Katushnicën
-
Nis faza e parë e rregullimit të shtratit të lumit Krivarekë në Kamenicë, vlera e projektit 900 mijë euro