Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjetet e tonazhit të madh dëmtojnë pusetat e kanalizimit

Komuna e Ferizajt ka nisur procedurat për tenderimin e një projekti të veçantë për rregullimin e pusetave të kanalizimit dhe të ujërave atmosferikë, derisa automjetet transportuese po i dëmtojnë ato, megjithëse në rrugët kryesore të qytetit është e ndaluar qarkullimi i automjeteve transportuese me peshë prej mbi 12 tonë.

Komuna ka kërkuar nga Stacioni i Policisë i Ferizaj të marrin masa për parandalimin e qarkullimit të automjeteve transportuese brenda qytetit derisa kjo çështje është e rregulluar me shenja komunikacioni, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët komunalë tashmë kanë identifikuar se brenda qytetit të Ferizajt janë dëmtuar 20 puseta të kanalizimit dhe të ujërave atmosferikë, të cilat duhet të riparohen dhe të ngrihen për dhjetë centimetra në nivelim të asfaltit.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)