Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjeku që u suspendua për mos respektimin e orarit thotë se kreu tre operacione atë ditë

Fahredin Veselaj, mjek specialist në Klinën e Urologjisë në QKUK, që u suspendua nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës për shkak të vonimit në punë, është deklaruar rreth kësaj çështje.

SHSKUK-ja kishte konfirmuar se ai ishte suspenduar për shkak të vonesës në punë më 11 shtator, megjithatë ai thotë se atë ditë kishte kryer tre operacione, transmeton Koha.net.

Suspendohet një mjek, nuk respektoi orarin e punës

Ai akuzon QKUK-në se ka shpërndarë këtë lajm madje ende pa ia konfirmuar atij.

Më poshtë ta lexoni shkrimin e tij të plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar Qytetarë të vendit!

Edhe Suspendohet një mjek, nuk respektoi orarin e punës Arbëri Suspendohet një mjek, nuk respektoi orarin e punës

Të nderuara media elektronike!

Të gjitha mediat elektronike sot po raportojn për suspendimin e tim nga puna “per shkak të mos respektimit te orarit” me datën 11.09.2018.

Ende pa e marrur unë këtë vendim Zyra e Informimit të QKUK ua paska shpërndar mediave elektronike

Lajmi i Zi është lajm!

Per hirë të korektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytatareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjise ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarise kam shpetuar jetën e një të riu të therrur me thikë!

Kujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK kur të gjitha rastet me sëmundje urologjike trajtohen në Klinikën e Urologjisë dhe nuk shpenzohen para nga taksapaguesit e vendit për trajtime të panevojshme jasht vendit?

A janë këto lajme në sherbim të ngritjes së nivelit të ofrimit të shëbimeve shëndetesore më të mira?

Edhe Drejtori i QKUK-ut mohon të ketë suspendime për inate personale Arbëri Drejtori i QKUK-ut mohon të ketë suspendime për inate personale

A duhet “shpërblyer” në këtë mënyrë specialistët që kryejn nga 4 e më shumë operime nga me të nderlikuarat dhe atë në kushte tejet të vështira la ta gjykojn qytetaret dhe njerzit e mendjës së shëndoshë?

“Toka sillet rreth Diellit” është e vërtetë!

Në fund ju them njerzë jemi dhe nuk mundemi me qenë perfekt por Unë jam shumë krenar për të gjitha ato operime që i kam kryer në kujdestarin e datës 11.09.2019 për të cilën datë më kanë suspenduar!

Pacientëve të mi shërim të shpejt!

Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar.

Në vazhdim u prezentoj me foto rastet si deshmi:

Sinqerisht,

Edhe QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje Arbëri QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje

Ass.dr. Fahredin Veselaj, PhD, urolog

{gallery}